UBT News

Samsung nis prodhimin masiv të Exynos 2600 për Galaxy S26 Ultra

Samsung ka njoftuar se këtë muaj do të nisë prodhimin masiv të chipsetit të ri Exynos 2600, i pari që përdor teknologjinë 2nm GAA (Gate-All-Around).

Ky procesor do të jetë i integruar në serinë Galaxy S26, duke përfshirë edhe modelin flagship Galaxy S26 Ultra. Exynos 2600 sjell një veçori të re, Heat Pass Block, e cila përmirëson largimin e nxehtësisë nga çipi, duke optimizuar performancën dhe stabilitetin.

Testimet e para në Geekbench tregojnë rezultate premtuese, ndërsa GPU-ja Xclipse 960 tejkalojë fuqinë e Qualcomm Snapdragon 8 Elite Gen 5.

Suksesi i këtij çipi pritet të ndikojë pozitivisht edhe në biznesin e prodhimit të Samsung, duke tërhequr porosi nga kompani të mëdha si Nintendo dhe Tesla.

Analistët parashikojnë se divizioni Samsung Device Solutions mund të shënojë një fitim operativ prej rreth 3.6 miliardë dollarë në tremujorin e tretë.

Exit mobile version