Pasiqë dje njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli aktiv, tanimë ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka filluar një karrierë të re.
Ujkani u pensionua në moshën 35 vjeçare, ku në letrën përshëndetëse ndër të tjera tha se “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”, dhe ai nuk priti gjatë për “fillimin e ri”.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi ka konfirmuar se Ujkani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës me përgjegjësi të reja.
Ujkani është zëvendësdrejtori i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai falënderoi presidentin Agim Ademi dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.