Autori Salman Rushdie ka humbur shikimin me njërin sy dhe nuk mund ta përdorë njërën dorë pas goditjes me thikë në New York gjatë muajit gusht, tha agjenti i tij.
“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks”, tha Andrew Wylie, agjenti i tij për gazetën spanjolle El País. “Ishte një sulm brutal”, shtoi ai.
Sulmi ndodhi në shtetin e New Yorkut gjatë muajit gusht.
Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për publikimin e romanit të tij të vitit 1988 me titull “Vargjet Satanike”.
Disa muslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24-vjeçar, i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është deklaruar i pafajshëm për tentativë vrasjeje.
“Ai ka humbur shikimin me njërin sy”, tha Wylie në intervistën e tij për El País.
I pyetur nëse autori ishte ende në spital, Wylie u përgjigj: “Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është më e rëndësishmja”./UBTNews/