UBT News

Salman Rushdie do të publikojë një libër kujtimesh për sulmin me thikë në New York

Romancieri i njohur me origjinë indiane, Salman Rushdie do të publikojë një libër kujtimesh rreth sulmit të tmerrshëm në New York, si pasojë e të cilit syri i djathtë iu verbua dhe e lëndoi dorën e majtë.

Libri me 256 faqe, “Knife: Meditations After an Attempted Murder” do të botohet më 16 prill të vitit 2024.

“Ky ishte një libër i nevojshëm për mua për të shkruar: një mënyrë për të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi dhe për t’iu përgjigjur dhunës me art”, tha Rushdie në një deklaratë të lëshuar nga Penguin Random House.

Në gusht të vitit 2022, Rushdie u sulmua me thikë në krahëror dhe abdomen nga një burrë para se autori të niste një ligjeratë në New York./UBTNews/

Exit mobile version