UBT News

Sallahu: Komisioni i Venecias nuk ka kundërshtuar Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka mohuar se Komisioni i Venecias ka kundërshtuar projektligjin për Këshillin Prokurorial.

Ai tha se kanë pranuar draft-opinionin e Venecias dhe aty i jepet drita e gjelbër për reduktimin dhe reformimin e sistemit prokurorial.

“Qëndrimet tjera që po shfaqen janë tentim për të denigruar këtë proces”, tha ai.

Në një konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Sallahu foli edhe për miratimin e projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe dhuratave.

Ai tha se përfshirja e mjekëve dhe profesorëve universitarë në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korruspion është bërë për shkak se këta të fundit marrin paga në institucione publike.

Exit mobile version