Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren e përjavshme para Kryeministrisë, deklaroi se PD-ja nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.
“Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shterron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj, dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske. Pse kjo? Sepse ai është kryefrikacaku i kombit. Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit”, tha Berisha.
Gjithashtu, ai tha se Rama vjedh shqiptarët ditë e natë dhe nuk ngopet kurrë.
“Dhe u garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë. Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne. Ju jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë”, shtoi Berisham shkruan A2./S.K/KP/
