UBT News

Salah tregon ambiciet e tij nën drejtimin e Arne Slot

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah pritej të largohej këtë verë, por me ikjen e Jurgen Kloppit gjërat kanë ndryshuar. Egjiptiani tanimë ka ende shanse të qëndrojë në “Anfield”, të paktën edhe për një sezon tjetër, aq edhe sa i skadon kontrata e tij me anglezët.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në ligën e Arabisë Saudite gjatë sezonit të kaluar, por interesimi nuk mungon edhe këtë vit.

Megjithatë, të hënën, pasi Slot u shpall si trajneri i ri i Liverpoolit, Salah përmendi ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe dërgoi një mesazh emocionues ndarjeje për Kloppin.

Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm. Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë”, ka shkruar Salah në një postim në rrjete sociale.

Ai i ka dërguar një mesazh edhe ish-trajnerit të tij, Jurgen Klopp.

Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë 7 viteve të fundit. Të uroj fat të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri”, përfundoi egjiptiani./UBTNews/

Exit mobile version