UBT News

Salah lëkund Liverpoolin: Është në duart e klubit, nuk e dimë të ardhmen

Mohamed Salah nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit eventual te Real Madridi apo Barcelona, duke thënë se gjithçka është në duart e Liverpoolit.

Anësori egjiptian ka thënë një intervistë të gjatë për AS, ku është pyetur edhe për mundësinë që të luajë për dy gjigantët spanjollë.

Pasi u ka thurur lavde dy klubeve nga La Liga, ai ka thënë se tash për tash është i fokusuar që ta fitojë sërish Ligën Premier me Redsat, porse të ardhmes nuk i dihet.

“Asnjëherë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por aktualisht janë i fokusuar që ta fitoj përsëri Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve me klubin tim”.

“Tash mund të them se gjithçka është në duart e klubit. Padyshim se do të të dëshiroja të thyej rekorde dhe ta përsërisja secilin rekord me klubin, mirëpo gjithçka në është në duart e klubit”, ka theksuar Salah.

Exit mobile version