Xherdan Shaqiri prodhoi një super asistim në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe West Ham Unitedit, të cilën Redsat e fituan me rezultat 3-1.
Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga mbrojtja, mesfushori shqiptar harkoi për mrekulli duke e nxjerrë Mohamed Salahun të vetëm përballë portierit dhe ai ishte i saktë.
Egjiptiani e ka lavdëruar Shaqirin për asistimin duke thënë se meritat për golin i takojnë atij.
“Ishte një top i bukur nga Shaq në golin e dytë, dua t’ia jap atij meritat”, ka deklaruar 28-vjeçari pas ndeshjes.
“Po të ishte pakëz më i shkurtër do ta godisja me këmbën e majtë, por topi ishte saktësisht në këmbët e mia, prandaj u desh një prekje me të djathtën dhe pastaj përfundimi”, ka shtuar Salah.