UBT News

Saka në radar të gjigantëve evropianë

Ylli anglez është duke tërhequr vëmendje nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Gjiganti italian, Juventus dhe ai spanjoll, Atletico Madridi janë duke e monitoruar situatën e yllit të Arsenalit, Bukayo Saka, raporton “Calciomercato”.

Raportohet se “Topçinjtë” mund të kërkojnë një shumë afro 60 milionë eurosh për 20-vjeçarin, i cili kishte nënshkruar një marrëveshje të re në stadiumin “Emirates” në korrik të vitit 2020.

Saka është bërë njëri nga lojtarët kyç të Arsenalit, ku sezonin e kaluar në 46 paraqitje në të gjitha garat regjistroi shtatë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version