UBT News

Sainz triumfoi në Mexico përpara Norris dhe Leclerc

Spanjolli Carlos Sainz dominoi dhe triumfoi në “Mexico City Grand Prix”.

Piloti i Ferrari-t rekuperoi pozicionin e humbur në start ndaj Max Verstappen duke arritur fitoren e 4 në Formula 1, të gjitha me Scuderia’-n. Verstappen që kreu një start ëndërrash nuk e mbajti dot kreun më shumë se 9 xhiro.

Drama pasoi në pistë kur Verstappen përsëriti incidentet e Austin ndaj Lando Norris.

Por në rast se në Teksas, nuk u penalizua, këtë herë Kampioni në fuqi mori 20 seonda penalitet për manovrat jo sportive ndaj britanikut.

Në këtë situatë përfitoi Charles Leclerc dhe për shumë xhiro binomi i Ferrari-t zhvilloi një garë të qetë.

Kjo deri në momentin që Norris rriti presionin ndaj Leclerc duke e detyruar të gabojë në kthesën e fundit për humbjen e vendin e të dytë.

Ndërsa Norris u përpoq të arrinte Sainz, koha nuk mjaftoi dhe ai e mbylli garën 4.7 sekonda pas ish shokut të skuadrës. Leclerc plotësoi podin e dyfishtë për Ferrari-n përpara rivalëve të Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell.

7 herë Kampioni Botës fitoi një duel spektakolar në shtëpi në xhirot e fundit. Pas penalitetit prej 20 sekondash, Verstappen zhvilloi një garë në sulm për të limituar humbjet në një ditë të vështirë për Red Bull.

Ai e kaloi finishin në vendin e 6 duke lënë pas Haas dhe Kevin Magnussen që fitoi duelin në skuadër me Nico Hulkenberg që u rendit i 9-i.

Mes tyre u fut Oscar Piastri që në bordin e McLaren u nis nga vendi i 17. Zonën e pikëve e plotësoi francezi i Alpine, Pierre Gasly.

Ashtu si në garën numër 300 dhe atë numër 400, Fernando Alonso nuk e kaloi finishin.

Ai u detyrua të tërhiqej nga gara ashtu si Alex Albon dhe Yuki Tsunoda që u përplasën në start në kthesën e parë.

Exit mobile version