Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do t’i rikthehet ringut sot në turneun ndërkombëtar “Balkan”, që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku do të përballet sot në gjysmëfinale të këtij turneu me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic.
Medalistja botërore do të synojë me çdo kusht fitoren, në mënyrë që ta prek fazën finale të turneut ndërkombëtar “Balkan”.
Sadiku e mposhti dje në çerekfinale boksieren ish-kampione të Evropës, Hamadouche Maiva me vendim unanim të gjyqtarëve.