UBT News

Sadiku e nis me fitore LE Krakow 2023

Boksierja jonë, Donjeta Sadiku ka nisur në mënyrën më të mirë garat në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Në kuadër të kategorisë prej 60 kilogramëve, Sadiku boksoi kundër Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, ku edhe e fitoi përballjen me vendim unanim të gjyqtarëve.

Sadiku dominoi përgjatë tri raundeve. Me këtë fitore, Donjeta vazhdon në 1/16-ën e finales, ku i nevojiten edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024.

Exit mobile version