Medalistja botërore, Donjeta Sadiku do t’i rikthehet sot ringut ku do të boksojë kundër kampiones olimpike në Tokio 2020, Anne Harrington.
Sadiku do të synojë vetëm fitoren kundër kampiones botërore në vitin 2018, fitore kjo e cila do t’ia siguronte finalen e këtij Evropiani të boksit që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Po ashtu, Sadiku tani e është rikuperuar me sukses nga lëndimi që e pësoi në këmbë gjatë çerekfinales, dhe tani është e gatshme për sfidën e sotme.
Përballja e Sadikut me Harrington i takon kategorisë deri në 60 kilogramë, e cila fillon nga ora 17:30, kurse lufta e Donjetës është e gjashta me radhë.