Italisë i takojnë 34 milionë euro nga fondi shpërblyes i UEFA-s për Euro 2020, njofton AP.
Fondi rekord shpërblyes i UEFA është 371 milionë euro. Shuma më e madhe natyrisht i takon kampiones, Italisë.
Anglia do të ketë shpërblim prej 30.25 milionë euro.
Të gjitha 24 përfaqësueset pjesëmarrëse kishin shpërblim bazik të garantuar prej 9.25 milionë euro. Për fitore dhe barazime në fazën grupore ka pasur të hyra shtesë, njëjtë si për kalimin e raundeve nokaut.
KultPlus.com