Tensionet në kufi dhe dislokimi i trupave në Ukrainës Lindore e kanë bërë Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, njeriun më në qendër të vëmendjes këto ditë.
Përtej politikës një nga pyetjet është; sa i pasur është Vladimir Putin?
Ndonëse bota ndodhet në ankth me veprimet e tij që mund të çojnë në një konflikt me përmasa, ai vazhdon të jetojë një jetë që do ta kishin zili të gjithë, me pasuri si pallate, helikopterë dhe miliarda euro, transmeton noa.al.
Sipas njoftimeve zyrtare të Kremlinit, thuhet se Putin është njeriu i fortë i Rusisë, fiton 170 mijë dollarë në vit, shumë që i korrespondon pagës së tij. Megjithatë, sipas Bloomberg Review, në një artikull të botuar në vitin 2013, ai kishte shkruar se “me një kërkim të thjeshtë në Google arrijnë një vlerësim midis 40 dhe 70 miliardë pasuri”.
Analisti rus Stanislav Belkovsky, ka zbuluar pasurinë e grumbulluar nga presidenti rus. Në një intervistë të mëparshme me Guardian dhe Die Welt, ai kishte deklaruar që nga viti 2007, Putin zotëronte 37% të kompanisë së naftës Surgutneftgaz dhe 4.5% të gjigantit të naftës Gazprom. Që përkthehet në 40 miliardë dollar.
Belkovsky në vitin 2012 ka folur në një nga zyrat e gazetarisë investigative, për rritjen e aksioneve të dy kompanive të naftës që zotëronte Putin. Ai vlerësoi pasurinë e supozuar të Putinit në “60-70 miliardë dollarë”.
Sipas një raporti tjetër po të vitit 2012, Vladimir Putin zotëronte 20 prona, 15 helikopterë, 4 jahte, 43 avionë që kushtojnë 1 miliard dollarë.
Çfarë saktësisht mban pasuria e Putinit sot është pak e paqartë. Pasi opozita dhe kritikët e tij po e ngarkojnë “teorikisht” me një sërë vilash të cilat nuk mund të vërtetohen se janë të tijat, por duken të besueshme për shkak të natyrës së njohur të Putin, që dashuron gjahun dhe hipizmin.