Atë që dyshohej për një kohë të gjatë, S4MM e konfirmoi në një intervistë muaj më parë.
Ai dhe bashkëshortja e tij Filis Ismaili, ishin ndarë.
Reperi vazhdoi të qartësonte më tej se ndarja e tyre nuk ka përfshirë asnjë procedurë ligjore dhe se ishin akoma të martuar.
Gjithashtu deklaroi se ata takohen kohë pas kohe, vetëm se po marrin pak kohë larg nga njëri tjetri.
Por, të dy u panë së fundmi në një event familjar. Ish-çifti ishin prezent në një dasmë nga ku edhe publikuan disa postime në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Kjo ngre dyshimet që ata të dy mund të jenë ribashkuar larg vëmendjes së publikut.