Aktori i Holliwoodit, Ryan Reynolds tha se ai është i fokusuar në eksplorimin e formave të reja të tregimit, pasi u nderua me një çmim prestigjioz në industrinë e filmit.
Ylli i filmave komik si “Deadpool” dhe “Green Lantern” bëri bujë vitin e kaluar kur bleu skuadrën e futbollit të Uellsit, Wrexham, së bashku me aktorin tjetër, Rob McElhenney.
Kjo e inspiroi atë që të ndërtojë edhe një rrëfim mbi të, dokumentarin me titull “Welcome to Wrexham”.
Sporti “po tregimi ndodh në kohë reale. Kështu që më pëlqen ta zbatoj atë në Wrexham”, tha Reynolds në një gala mbrëmje të Beverly Hills të enjten.
“Unë kam rënë në dashuri jo vetëm me Wrexham, por edhe me njerëzit e Uellsit”, deklaroi ai mes tjerash.
“Ka qenë e mahnitshme. Ka qenë me të vërtetë një nga privilegjet e mëdha të jetës sime”, shtoi ai.
Dokumentarët e sportit kanë fituar popullaritet vitet e fundit./UBTNews/