UBT News

Ryan Gosling në bisedime për të luajtur të dashurin e Margot Robbie në filmin “Barbie”

Aktori mund të luajë së bashku me Margot Robbie në filmin e ardhshëm, transmeton UBT news.

Ryan Gosling thuhet se është në negociatat përfundimtare për të luajtur në filmin e ardhshëm të Greta Gerwig, “Barbie”. Nëse bisedimet përfundojnë me marrëveshje, aktori do të luajë së bashku me Margot Robbie, e cila tashmë është përzgjedhur të luaj vetë personazhin kryesor, Barbie.

Sipas Deadline, Gosling e hodhi poshtë rolin në fillim, por tani është në fazën e fundit të bisedimeve me prodhuesit pasi orari i tij u ndryshua. Ai do të luante si Kenneth Sean Carson, i dashuri i Barbie, i cili u prezantua me familjen Mattel në 1961, përcjell UBT News.

Gerwig dhe Noah Baumbach u konfirmuan se do të shkruanin skenarin për filmin në vitin 2019, ku Gerwig u shpall regjisore në fillim të këtij viti. Dyshja kanë bashkëpunuar më parë në projekte të tilla si “Frances Ha”, “Mistress America” dhe “Greenberg”.

Një film live-action “Barbie” është përfolur që nga viti 2018, por përfshirja e Gerwig dhe Baumbach sugjeron se ai mund të marrë një drejtim më indie. Filmi po prodhohet nga kompania e Robbie LuckyChap Entertainment, e cila po punon gjithashtu në një adaptim të romanit të Ottessa Moshfegh, “My Year of Rest and Relaxation”.

Filmi “Barbie” do të nisë xhirimet vitin e ardhshëm, me daljen e tij të planifikuar për vitin 2023./UBTNews/

Exit mobile version