UBT News

Ryan Gosling iu nënshtrohet një diete të rreptë për filmin “Barbie”

Ndërsa po afrohet data e lansimit të filmit “Barbie” me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, ET u takua me Simu Liu në Gala TIME 100. Liu dhe Gosling thuhet se po luajnë versionet e Ken.

Ndërsa shumë detaje ende nuk janë bërë të ditura, Liu zbuloi se si puna e tij në palestër krahasohet me atë të kolegut të tij. Sipas tij, Gosling ka punuar shumë më shumë.

“Ai është në palestër në mëngjes, dhe në palestër pas punës”, tha ai.

“Aq sa besoj se kam një etikë pune, më pëlqen shumë edhe ushqimi”, shtoi Liu. “Thjesht duke dëgjuar pak fjalë për regjimin e tij të rreptë të dietës dhe theksimin që ai i kushton kujdesit për veten dhe trupin e tij, unë e resketoj”.

Ai nuk dha më shumë detaje rreth projektit argëtues, i mbushur me shumë yje.

“Më duket sikur sa më pak t’ju them, aq më mirë sepse më pëlqen çdo lajm i vogël që del për të ngacmuar njerëzit — të gjithë thjesht bëhen gjithnjë e më konfuzë dhe kureshtarë se çfarë është ky film dhe mua më pëlqen kjo”, tha Liu. “Ndjehem sikur kur të vije korriku i vitit të ardhshëm, njerëzit do të befasohen vërtet, shumë”./UBTNews/

Exit mobile version