Rusia i sheh planet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n “negativisht”, sipas komenteve të zëvendësministrit të jashtëm të vendit të raportuara nga Interfax.
Sergei Ryabkov citohet gjithashtu nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA të ketë thënë se zgjerimi i NATO-s është “destabilizues” dhe nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.
Suedia dhe Finlanda do të ftohen zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, pasi Turqia tërhoqi kundërshtimet e saj.
Ai tha se zgjerimi i NATO-s ishte “e kundërta” e asaj që presidenti Vladimir Putin shpresonte dhe në vend të kësaj tregoi se “dera e aleancës është e hapur”./UBTNews/