UBT News

Rusia thotë se nuk do t’i nënshtrohet presionit të sanksioneve

Sanksionet perëndimore nuk do të ndikojnë që Rusia të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës, tha Kremlini të martën.

Duke iu përgjigjur sanksioneve perëndimore lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “Ata po synojnë që të na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë. Kjo nuk mund të diskutohet”.

Peskov u tha gazetarëve se presidenti Vladimir Putin është informuar për raundin e parë të bisedimeve mes zyrtarëve rusë dhe ukrainasë të hënën, por është shumë herët për të gjykuar rezultatin.

Nuk ka plane për bisedime mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha ai, duke shtuar se Moska e njeh Zelenskyn si udhëheqësin e Ukrainës. Zelensky, tha ai, mund të parandalojë viktima të tjera nëse jep komandën për të hequr armët.

Ukraina ka refuzuar të dorëzohet dhe forcat e saj kanë bërë rezistencë të fortë ndaj sulmit të Rusisë nga veriu, lindja dhe jugu, të cilin Moska e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe denazifikimin e vendit, një justifikim i hedhur poshtë nga Kievi dhe Perëndimi, të cilët e cilësojnë si propagandë.

Peskov hodhi poshtë akuzat për sulme ruse ndaj civilëve dhe mohoi kategorikisht se Rusia ka kryer krime lufte. Ndërkohë që Ukraina thotë se një numër i madh civilësh janë vrarë./UBTNews/

Exit mobile version