Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë lëvizje në negociatat me Ukrainën për përfundimin e luftës dhe ka akuzuar Kievin se nuk ka treguar gatishmëri për të vazhduar bisedimet.
“Negociatat nuk po përparojnë dhe ne vërejmë mungesën e plotë të vullnetit të negociatorëve ukrainas për të vazhduar këtë proces”, tha ai.
Vërejtjet e Peskov erdhën pasi zyrtarë nga Ukraina dhe Rusia thanë veçmas të martën se negociatat midis dy palëve kishin ngecur, me Kievin dhe Moskën që fajësuan njëri-tjetrin për ngecjen./UBTNews/