Rusia të premten tha se pret të fitojë 393 miliardë rubla shtesë (afërsisht 6.3 miliardë dollarë), në qershor nga eksportet e naftës dhe gazit natyror.
Vendi do të fitojë një total prej 656.6 miliardë rubla (afërsisht 10.7 miliardë dollarë), përmes eksporteve të naftës dhe gazit në maj dhe qershor, tha në një deklaratë Ministria e Financave.
Ministria ritheksoi gjithashtu se këtë vit nuk do të operojë në tregun valutor për shkak të pezullimit të përkohshëm të rregullave buxhetore.
Më herët të premten, Bashkimi Evropian miratoi zyrtarisht paketën e tij të gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.
“Paketa, synon rritjën e kufizimeve në aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën duke vendosur sanksione të mëtejshme ekonomike“, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Masat e fundit përfshijnë një ndalim të importeve të naftës ruse, duke u dhënë vendeve anëtare të BE-së gjashtë muaj për të hequr gradualisht naftën e papërpunuar dhe tetë muaj për të shkurtuar produktet e tjera të rafinuara të naftës. /UBTNews/