Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë (SVR) ka akuzuar Ukrainën për ruajtjen e armëve të furnizuara nga Perëndimi në stacionet e energjisë bërthamore në të gjithë vendin.
Megjithëse SVR nuk dha asnjë provë për pretendimet e veta.
Në një deklaratë, SVR tha se raketat HIMARS të furnizuara nga SHBA, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionet e artilerisë ishin dorëzuar në stacionin e energjisë bërthamore Rivne në veriperëndim të Ukrainës.
“Forcat e armatosura të Ukrainës po ruajnë armë dhe municione të ofruara nga Perëndimi në territorin e termocentraleve bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Shumë centrale bërthamore të Ukrainës kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i luftës./UBTNews/