UBT News

​Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

Deklaratat e fundit të Marija Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore ruse “Rosatom” në Serbi, konfirmuan se Beogradi dhe Moska po zhvillojnë negociata aktive për ndërtimin e një centrali bërthamor në Serbi.

Deuriq deklaroi se kompania ruse është e lumtur për bashkëpunimin me Serbinë dhe është e gatshme të jetë partner strategjik në një projekt që do të zgjasë të paktën 8 deri në 15 vjet.

Ky projekt mendohet lidh Serbinë në gjendje afatgjate me teknologjinë, karburantin dhe logjistikën ruse, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po çlirohet nga varësia ndaj Kremlinit, shkruan the Geopost.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe drejtorin e “Rosatom”, Aleksej Likhachev, në Pekin, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për projektin, duke e paraqitur atë si një mundësi historike për Serbinë.

Ndërsa vendet evropiane po zbatojnë standarde të rrepta të sigurisë dhe mjedisit, Rosatom ofron një model me mbikëqyrje të plotë ruse nga shfrytëzimi i uraniumit dhe pasurimi i karburantit, deri te përpunimi i mbetjeve.

Kjo do ta bënte praktikisht Serbinë të varur nga furnizimet dhe teknologjia ruse, duke i hequr Beogradit kontrollin mbi sovranitetin e vet energjetik.

Gjatë takimit me Putinin në fillim të shtatorit në Pekin, Vuçiq i bëri thirrje kompanisë Rosato që të përfshihet edhe në projekte infrastrukturore në Serbi.

Disa vite më parë, Serbia dhe korporata shtetërore ruse Rosatom nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre për Teknologji Bërthamore si dhe një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do ta realizojë këtë projekt në territorin e Serbisë.

Në janar të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër drejtuesve të Rosatom, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm Aleksej Likhachev, si dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues./S.K/KP/

Exit mobile version