Kremlini tha të premten se nuk sheh ndonjë ndryshim në gatishmërinë e Perëndimit për të bërë lëshime mbi Ukrainën në mënyrë që të sigurohet një armëpushim, raportoi agjencia e lajmeve TASS.
Ai tha se i pyetur nga gazetarët nëse Moska ka vënë re një ndryshim në pozicionin e Perëndimit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “Jo“.
ShBA, Bashkimi Evropian, Britania dhe të tjerët kanë ofruar mbështetje të paprecedentë ushtarake dhe politike për Ukrainën
Peskov iu përgjigj komenteve të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili në një artikull për New York Times i bëri thirrje Perëndimit të “refuzojë propozimet e rreme të paqes të Rusisë” dhe tha, “thirrjet e dëgjueshme për një armëpushim janë të gabuara“. /UBTNews/