Rusia nuk do të konkurrojë në ceremoninë e sivjetshme të Oscars, ka njoftuar Akademia ruse e Filmit. Në një prononcim për media, akademia nuk dha arsye në lidhje me moskonkurrimin në Oscars.
Pas vendimit të Rusisë për të mos konkurruar në Oscars, kryetari i komisionit rus për nominimin e filmave në Oscars, dha dorëheqje.
Në një letër të botuar pjesërisht nga agjencia e lajmeve TASS, Pavel Chukhrai, filmi i të cilit “The Thief” u nominua për çmim Oscar në vitin 1997, tha se Akademia e Filmit vendosi në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar me të./UBTNews/