Rusia ka ndaluar transmetimin e një dokumentari që rrëfen rreth urisë gjatë periudhës sovjetike në kinematë në të gjithë vendin për shkak të përmbajtjes së tij “provokuese dhe tronditëse”, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.
Dokumentari i titulluar “Famine”, u realizua nga Alexander Alrkhangelsky, Maxim Kurnikov dhe Tatiana Sorokina, dhe flet për historinë e urisë që u shfaq në vitet 1920.
Si pasojë e urisë, Vollga e Rusisë dhe rajonet jugore të Uralit u goditën rëndë.
Megjithatë, ministria ruse e kulturës tha se ka tërhequr licencën e shfaqjes së dokumentarit për shkak të “një reagimi të mprehtë negativ në shoqëri”./UBTNews/