Rusia ka nisur të paktën 28 sulme ajrore dhe gjashtë sulme raketore dje, kanë thënë Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Shumica e sulmeve kishin për qëllim qytetet Sloviansk, Kostiantynivka dhe Zaporizhzhia në lindje të vendit, thuhet në një përditësim të situatës.
Në Bakhmut, qyteti që është bërë vendi i luftimeve më të ashpra, Rusia kreu “më shumë se 30 sulme” në zonat përgjatë vijës së frontit.
“Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të lënduar në mesin e popullatës civile”, tuhet në përditësim.
“Kërcënimi për lëshimin e sulmeve raketore dhe ajrore në të gjithë territorin e Ukrainës mbetet i lartë”./UBTNews/