Prokurorët rusë kërkuan të martën 24 vjet burg për ish-reporterin Ivan Safronov, i cili akuzohet për tradhti për ndarjen e dyshuar të sekreteve shtetërore, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
“Prokurori kërkoi dënimin e Ivanit me 24 vjet në një koloni penale të regjimit të rreptë”, tha avokati i Safronov Dmitry Katchev për agjencinë e lajmeve RIA Novosti pas një seance dëgjimore me dyer të mbyllura. /UBTNews/