UBT News

Rusia e gatshme për të rifilluar bisedimet me Ukrainën

Negociatori kryesor i Rusisë në bisedimet e paqes me Ukrainën tha të dielën se Rusia ishte e gatshme të rifillonte negociatat, por nisma për t’i vazhduar ato ishte me Kievin.

“Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun”, tha ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky në një intervistë për një televizion në Bjellorusi.

“Ngrirja e bisedimeve ishte tërësisht iniciativë e Ukrainës. Rusia nuk ka refuzuar kurrë bisedimet”, tha Medinsky.

Bisedimet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase janë mbajtur rregullisht si fizikisht ashtu edhe përmes video-lidhjeve që kur filloi ofensiva ushtarake ruse më 24 shkurt.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë u takuan për bisedime jopërfundimtare në Turqi, në mars të këtij viti, të ndjekur nga një takim i delegacioneve në Stamboll, i cili gjithashtu nuk arriti të sjellë rezultate konkrete.

Të martën, negociatori kryesor i Kievit Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet me Moskën ishin në pritje, pasi u mbajtën rregullisht në fazat e mëparshme të konfliktit, por pa rezultate thelbësore. /UBTNews/

Exit mobile version