Një gjykatë në rajonin verior rus, Kabardino-Balkaria, ka dënuar me dy vite burgim me kusht një aktivist që nuk e ka asnjërën dorë, duke e shpallur fajtor për sulm ndaj policisë.
Gjykata në kryeqytetin rajonal, Nalchik, e dënoi Aslan Iritovin, kryetar i organizatës “Volny Aul”, më 2 shtator, shkruan Free Europe.
Vetë i dënuari e ka mohuar akuzën dhe është deklaruar i pafajshëm.
Hetimet kundër tij kishin nisur në vitin 2017, pasi kishte rezistuar para policëve që i kishin shkuar në shtëpi para mbajtjes së një proteste.
Hetuesit e akuzuan aktivistin për sulm me goditje me kokë ndaj një polici dhe përpjekje për ta ngulfatur një tjetër me krahë.
Hetime pati edhe kundër disa policëve të përfshirë në përleshje, pasi ekzaminimet mjekësore treguan se bashkëshortja, e bija dhe vëllai i aktivistit, të cilët ishin përpjekur ta parandalonin konfiktin fizik, kishin pësuar lëndime serioze.