UBT News

Rusia do të hapë qendrën regjistruese për rekrutim të ushtarëve në kufirin me Gjeorgjinë

Rusia do të hapë një qendër ushtrie në kufirin me Gjeorgjinë, ku janë krijuar radhë masive teksa burrat rusë përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur shkuarjen në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Oficerët në vendkalimin Verkhniy Lars do të ngarkohen me dërgimin e thirrjeve për “qytetarët e moshës së mobilizimit”, thonë autoritetet.

Të gjithë ata që kalojnë në Gjeorgji duken të rraskapitur, thotë një korrespondent i BBC.

Ata janë të uritur dhe të privuar nga gjumi – por të lehtësuar që kanë arritur sigurinë, thotë Rayhan Demytrie. Njerëzit kanë ardhur në grupe, duke tërhequr zvarrë valixhet e tyre pas tyre. Të tjerë kanë mbërritur me makinë ose me biçikleta.

Një burrë, Ilya, i tregoi korrespondentit të BBC-së një fotografi të vajzës së tij të vogël, Arisha. Ai tha se donte ta shihte atë të rritej dhe të mos vdiste në luftën e pakuptimtë në Ukrainë.

Dima dhe Zhenya, dy vëllezër në fillim të të 20-tave, thanë se kishin udhëtuar për ditë nga Bashkiria.

Një tjetër i ri nga Moska tha se arsyeja që ai po ikte ishte për shkak të presidentit Vladimir Putin.

Të gjithë thonë të njëjtën gjë: ata nuk pajtohen me luftën – por shtrirja e represionit në Rusi i bën ata të pafuqishëm, thotë korrespodenti i BBC-së.

Radhë të gjata janë raportuar edhe në pikat kufitare të Rusisë me Mongolinë dhe Kazakistanin./UBTNews/

Exit mobile version