UBT News

Rusia: Dënimi me vdekje për shtetasit e kapur amerikanë nuk mund të përjashtohet

An activist holds up both American flag and Ukrainian flag as Ukrainians and supporters of Ukraine demonstrate against a possible invasion of Ukraine by Russia during a protest in Lafayette Park across from the White House in Washington, U.S. January 29, 2022. REUTERS/Shuran Huang

Moska thotë se qytetarët amerikanë të kapur në Ukrainë do të iu nënshtrohen vendimeve të gjykatës dhe nuk përjashtoi se ata mund të përballen me dënimin me vdekje, përcjell UBT News.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, sepse këto janë vendime gjyqësore. Ne nuk i komentojmë ato dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai tha se Kremlini nuk e dinte se ku ishin burrat tani, pasi familjet e tyre thanë se nuk ishin kthyer nga një mision rreth rajonit të Kharkiv.

Të hënën, Kremlini tha se dy amerikanët e arrestuar në Ukrainë ishin mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës dhe duhet të përballen me pasoja për veprimet e tyre./UBTNews/

Exit mobile version