Kanë mbetur më pak se tre javë deri në zgjedhjet e përgjithshme në Rusi, mirëpo popullariteti i presidentit aktual Vladimir Putin ka rënë.
Kështu thuhet në sondazhin më të ri të Qendrës së Pavarur ruse “Levada Center”, duke shtuar se është rezultati më i keq që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Sipas “Levada Center“, përkrahja e Putinit në gusht ka rënë në 61 për qind kundrejt 66 për qind që ishte në muajin qershor.

“37 për qind e qytetarëve rusë e kundërshtojnë zgjedhjen e tij”, thuhet në sondazh.
Mediet ndërkombëtare thonë se zgjedhjet e 19 shtatorit shihen si një përpjekje e Putinit për ta vazhduar sundimin e tij, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen më 2024.
Udhëheqësi 68-vjeçar rus, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se dy dekada, vitin e kaluar ka bërë disa ndryshime kushtetuese, që lejojnë atë ta mbaj pushtetin deri në vitin 2036.