Një kënd lojërash për fëmijë ishte ndër vendet e goditura nga një sulm me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të hënën në mëngjes.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi foto të hënën në Twitter të asaj që duket të jetë një shesh lojërash me mbishkrimin: “Sheshi i lojërave për fëmijë në qendër të Kievit pas sulmit”.
Të paktën katër shpërthime janë dëgjuar nga ekipet e CNN në Kiev të hënën.