UBT News

Rusët nuk duan ta marrin vaksinën anti-Covid që u prodhua në Rusi

Një sondazh i kryer nga “Levada Centre”, indikonte se 62% e rusëve nuk janë të gatshëm të vaksinohen me Sputnik V.

Ndonëse Rusia është shteti i parë në botë që testoi dhe prodhoi në masë një vaksinë anti-COVID, “Sputnik V”, popullsia vendase është më skeptikja në botë për procesin e vaksinimit, çka ka shkaktuar shtimin progresiv të rasteve të reja që prej muajit janar, shkruan Living.

Vaksinat janë të disponueshme për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të imunizohen, por vetëm 11% e popullsisë 146 milion rusëve kanë marrë një dozë të vaksinës ruse, transmeton lajmi.net.

Kjo shpjegohet me idetë konspirative që janë shumë të përhapura në vend, por edhe “nihilizimit” rus, ku duket se njerëzit nuk janë aq të shqetësuar për jetën e tyre dhe rrallëherë shkojnë tek mjeku apo bëjnë “check-up”, ndryshe nga perëndimorët.

Një sondazh i kryer nga “Levada Centre”, indikonte se 62% e rusëve nuk janë të gatshëm të vaksinohen me Sputnik V dhe se 55% prej tyre nuk kishin frikë nga koronavirusi dhe e konsideronin atë “një kërcënim të pompuar nga mediat dhe qeveritë”, më tepër sesa një kërcënim real dhe serioz.

Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar më shumë se 20 mijë raste të reja me COVID-19, çka ka shtyrë Kremlinin që të implementojë një sërë masash shtrënguese për ata që nuk pranojnë të marrin vaksinat.

Që prej ditës së hënë për t’u ulur në lokalet apo restorantet e Moskës dhe qyteteve të tjera të mëdha do të duhet të kesh një kod QR të faturës elektronike të vaksinimit. Spitalet nuk do të trajtojnë individë që nuk janë të vaksinuar me përjashtim atyre që kanë nevojë për kujdes dhe ndërhyrje urgjente.

Janë mbyllur hapësirat publike janë mbyllur dhe të gjithë punonjësve të sektorit publik u janë caktuar orare për të marrë dozën e tyre.

Rregullat e reja janë parë si diktatoriale nga shumëkush, por vetë Kremlini shprehet se sanksionet nuk përbëjnë detyrim për të marrë vaksinën (çka me gjasa do të ishte shkelje e Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut), por masa të nevojshme për të imunizuar një pjesë të mirë të popullsisë dhe për të ulur ritmet e infektimit: “Vaksinimi është ende një proces vullnetar.

Në rast se një moskovit punon në sektorin e shërbimeve, ne nuk e detyrojmë të vaksinohet, por ai duhet të mos punojë më në këtë sektor, në rast se zgjedh që nuk e do vaksinën”- ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënësi i shtypit të Kremlinit.

Vetë presidenti Vladimir Putin ndryshe nga shumë liderë perëndimorë nuk ka zgjedhur të fotografohet kur ka marrë dozën e tij të vaksinës anti-COVID, çka gjithashtu mund të ketë kontribuar në shtimin e skepticizmit për marrjen e vaksinës.

Ashtu si çdo gjë tjetër në Rusi, rregullat e reja kanë krijuar hapësirë për korrupsion. Raportohet se mjekët që kanë për detyrë të plotësojnë regjistrin me të vaksinuarit kanë filluar të plotësojnë fiktivisht emrat me ata që japin rryshfet në mënyrë që të kenë certifikatë vaksinimi, pa e marrë dozën anti-COVID.

Exit mobile version