UBT News

Rumania shpall “persona non grata” konsullin e përgjithshëm rus pas incidentit me dron

Rumania ka shpallur “persona non grata” konsullin e përgjithshëm rus në vend, pas incidentit të fundit me një dron që ra në një zonë të banuar pranë kufirit me Ukrainën.

Vendimi i autoriteteve rumune vjen si reagim ndaj shkeljes së përsëritur të hapësirës ajrore dhe rritjes së tensioneve në rajon, duke e konsideruar ngjarjen si një cenim serioz të sigurisë kombëtare.

Sipas autoriteteve, masa diplomatike është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj incidentit që ka shkaktuar shqetësim të madh në Rumani dhe te aleatët e NATO-s.

Ngjarja ka përshkallëzuar më tej marrëdhëniet mes Bukureshtit dhe Moskës, ndërsa vendet aleate kanë shprehur mbështetje për vendimin e Rumanisë./Reuters/

Exit mobile version