Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet ta ketë një epilog vendimtar këtë javë, ndryshe e humb kuptimin.
Sipas tij, të gjitha argumentet, propozimet e paraqitura deri tash, duhet të përfshihen në këtë ligj.
“Kemi degjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime te cilat mund ta pasurojne Ligjin per Rimekembjen, perfshire propozimet shume permbajtesore nga perfaqesuesit e bizneseve, partite politike ne pozite dhe opozite, ekspertet dhe institutet e ndryshme (Kryetari i Komunes te Prishtines, GAP, Riinvest, Dardan Sejdiu, etj). E gjithe kjo ekspertize dhe propozimet e ndryshme duhet te inkorporohen ne variantin perfundimtar te Ligjit. Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon baze me e rikthy konfidencen e humbur tek bizenset dhe konsumatoret. Kthimi i konfidences eshte parakusht qe qytetaret te rrisin kosnumin, e ne anen tjeter bizneset te rrisin investimet dhe te ruajne vendet e punes”, shkroi ai në Facebook./UBTNews