Rui Patricio ka zbarkuar në Romë me një fluturim nga Lisbona dhe do të jetë blerja e parë e epokës “Mourinho&Tiago Pinto” në merkaton verore të verdhekuqve. Portieri portugez, ish-futbollist i Wolverhamptonit, transferohet te Roma për afërsisht 11 milionë euro plus bonuset.
Ai do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon. Marrëveshja me Wolverhamptonin parashikon që klubi roman do të nisë shlyerjen e shumës duke nisur nga viti 2022, kur të ketë mbledhur paratë nga shitja e Pau Lopez te Marseille.
Rui Patricio nuk do të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të grupit, por do të qëndrojë disa ditë pushim pasi ka qenë i angazhuar me Portugalinë në Euro 2020.