UBT News

Rudiger paralajmëron Cityn: Ne jemi Real Madrid, kemi besim te vetja

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Carlo Ancelotti në prag të duelit kundër Manchester Cityt, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Vitin e kaluar në Bernabeu ishte një ndeshje e mirë, ne luajtëm mirë. Nuk luajta në ndeshjen e kthimit, por Ancelotti nuk duhet të kërkojë falje për gjëra të tilla, ai ka idenë e tij dhe si lojtar duhet ta pranoj atë”.

A ndiheni lider?

“Është e vështirë për mua të flas për veten si lider, thjesht përpiqem të bëj punën time. Trajneri vendos se kë kam në krah. Ne duhet të jemi gjithmonë optimist, do të jetë e vështirë kundër City-t, por ne jemi Real Madrid dhe kemi besim te vetja. Jemi të fortë dhe të aftë, jemi një familje dhe kjo është ajo që ka rëndësi”.

Kush është sulmuesi më i fortë me të cilin je përballur?

“Kun Aguero. Por tani është Haland, i cili është një lojtar që mendoj se jeton nga pasimet. Nuk mund të mendojmë të ndalojmë të gjithë, por ne duhet të përpiqemi ta kontrollojmë këtë sa më mirë që mundemi”.

 

Exit mobile version