Pesë ditë pasi dha dorëheqjen si shefi i futbollit të Spanjës, Luis Rubiales do të dalë në gjykatë të premten për akuzat për sulm seksual për puthjen me forcë të lojtares së Kupës së Botës për femra, Jenni Hermoso.
46-vjeçari është thirrur në gjykatën Audiencia Nacional të Madridit në mesditë ku ai do të paraqitet para gjyqtarit Francisco de Jorge i cili po kryeson hetimin.
Në seancën, e cila do të jetë e mbyllur për publikun, Rubiales do të merret në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat për “sulm seksual”, tha një deklaratë e gjykatës në fillim të kësaj jave./UBTNews/