Ruben Amorim nuk humb kohë, por ka nisur menjëherë nga puna në krye të ekipit të Manchester United. Portugezi, pak ditë pasi i dha lamtumirën Sportingut të Lisbonës u transferua drejt ishullit, aty ku është prezantuar me lojtarët. Koha në dispozicion është e shkurtër e si rrjedhojë, 39-vjecari nuk ka humbur kohë.
Ndalesa e kampionatit për shkak të kombëtareve është një moment i mirë që djajtë e kuq të bënin ndryshimin në pankinë, duke i lënë afro 2 javë kohë teknikut të ri për tu përshtatur.
Ndeshja e parë zyrtare për Amorim është ajo ndaj Ipswich në kampionat më 24 nëntor, ku dhe do të shihen ndryshimet nga ana e portuezit. Gjendja e ekipit nuk është aspak e mirë për faktin se Manchester United renditet në vendin e 13-të me 15 pikë, 7 më tepër se Ipsëich që gjendet thuajse në zonën e ftohtë.
Fakti i vetëm që qetëson disi Amorim është se djajtë vijnë nga fitorja 3-0 ndaj Leicester nën drejtimin e Van Nistelrooy, i cili bëri mirë si trajner i përkohshëm. Sa i përket dëmtimeve Mainoo, Malacia, Shaë e Maguire pritet të rikthehen në ditët në vijim.