UBT News

Rrugët më të mira në botë

Pandemia ka ndikuar që këtë vit të mos largoheni shumë nga rrugët ku jetoni, kjo për shkak të izolimit si pasojë e COVID-19 dhe masave të ashpra.

Ndonëse ju ëndërroni për udhëtimet jashtë vendit, revista Time Out iu sjell pak inspirim përmes një liste me rrugët ‘më të mira në botë’.

Time Out ka bërë një analizë të jetës kulturore dhe jetës së natës, lokaleve, e edhe disa faktorëve të tjerë.

Rruga Smith në Melburn të Australisë, një vend i zhurmshëm, i njohur për dyqanet, kafenetë dhe restorantet, kryeson në listën e rrugëve më të mira. Time Out e ka renditur këtë në krye për shkak të bizneseve që janë të mbledhura në një vend.

Rruga numër dy në listë është Passeig de Sant Joan në Barcelonë. Ndonëse nuk mund të konsiderohet aq e famshme sikurse rruga Las Ramblas në Barcelonë, megjithëkëtë kjo rrugë njihet për korridoret e gjelbra – ka korsi bicikletash, trotuare të gjera, pemë dhe hapësira të tjera të gjelbra.

Lista e dhjetë rrugëve më të mira sipas Time Out:

1. Smith Street, Melburn – Australi

2. Passeig de Sant Joan, Barcelonë – Spanjë

3. South Bank, Londër – Britani e Madhe

4. San Isidro, Havana – Kubë

5. Sunset Boulevard, Los Anxhelos – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

6. Witte de Withstraat, Rotterdam – Holandë

7. Rua Três Rios, São Paulo – Brazil

8. Haji Lane – Singapor

9. Rua Rodrigues de Faria, Lisbonë – Portugali

10. Calle Thames, Buenos Aires – Argjentinë

Këtë vit është hera e parë që Time Out ka renditur rrugët më të mira, meqë kjo faqe zakonisht rendit lagjet më të mira në botë./UBTNews

Exit mobile version