UBT News

Rritje enorme e numrit të pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Brenda shtatë ditësh është shënuar rritje enorme të pacientëve të shtrirë me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë .

Sipas njoftimit nga vet spitali, nga 14 pacientë sa ishin të shtrirë më 11 gusht, tashmë numri i pacientëve të shtrirë me coronavirus është 64.

“Nga 64 pacientët e shtrirë me COVID-19, 47 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, katër pacientë janë në CPAP, ndërsa 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet njoftim.

Tutje, në njoftim ata apeluan për respektim të rregullave, bartjes së maskave dhe mbajtjtes së distancës./UBTNews

Exit mobile version