UBT News

Rritja e sëmundjeve respiratore te fëmijët po i rëndon spitalet në ShBA

Qendra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se rritja e sëmundjeve respiratore te fëmijët po i rëndon spitalet.

Rritja e rasteve me gripin sezonal është raportuar në pjesën më të madhe të ShBA-së, ku zonat juglindore dhe jugqendrore të vendit po raportojnë nivelet më të larta të gripit.

Përveç kësaj, spitalet po përballen me rritje të rasteve të virusit sincicial të frymëmarrjes, ose RSV, një virus i zakonshëm i ftohjes që mund të shoqërohet me sëmundje të rënda te fëmijët e vegjël dhe të rriturit.

Spitali i Fëmijëve në Connecticut në Hartford është rënduar për shkak të numrit të madh të fëmijëve të shtruar me RSV.

CDC-ja thotë se vaksina vjetore e gripit është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi dhe rekomandon që të gjithë fëmijët që nga mosha 6-muajshe e lart të vaksinohen kundër gripit./UBTNews/

Exit mobile version