Siç njoftojnë mediat ruse, mbrojtësi që luan për skuadrën e Lokomotiv Moskow, thuajse e dyfishoi çmimin e tij profesional, teksa pas Evropianit vlera e tij është ngjitur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim.
Natyrisht, ende jemi në shifra të përmbajtura, ndërsa klubi i Premier Ligës ruse do të donte të fitonte shumë më tepër prej tij, teksa besohet se mund të arkëtojnë 10 deri në 12 milionë euro për lojtarin difensiv.
Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i Cagliari, gjithashtu në elitën e futbollit italian, por gjithsesi jemi ende pak më larg se mesi i korrikut, dhe duhet edhe shumë kohë deri në përfundimin e periudhës zyrtare të transferimeve, në fund të gushtit.
Vetë Mitaj e ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropën Perëndimore, duke e quajtur të plotësuar ciklin e tij në Premier Ligën ruse./UBTNews/