Khvicha Kvaratskhelia mund të vlerësohet nga Napoli me 100 milionë euro verën e ardhshme për shkak të formës së tij të jashtëzakonshme këtë sezon, sipas agjentit të sulmuesit Christian Emile.
Aktualisht ka spekulime të shumta rreth 21-vjeçarit, me një numër të klubeve më të mëdha në botë që thuhet se janë të interesuara për shërbimet e tij.
Liverpooli, Chelsea dhe Manchester City raportohet se kanë interesim për lojtarin nga Gjeorgjia, i cili bëri kalimin te Napoli nga Dinamo Batumi gjatë verës.
Emile ka thënë se nuk ka asnjë shans që klienti i tij të largohet nga Napoli në janar, por një transferim mund të jetë i mundur verën e ardhshme nëse do të mbërrinte një ofertë prej 100 milionë euro.
“Ai ka ardhur në Napoli, ka qenë i shkëlqyer dhe njerëzit po flasin për 100 milionë euro. Për mua, nëse ai vazhdon të performojë kështu deri në fund të sezonit dhe sezonin e ardhshëm, vlera e tij do të rritet edhe më shumë, por largimi nga Napoli nuk është në planet tona momentalisht”, tha ai.
Kvaratskhelia ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 17 paraqitje për Napolin këtë sezon, duke përfshirë gjashtë gola dhe shtatë asistime në 12 ndeshje të Serisë A.
Sulmuesi ka qenë gjithashtu në formë të lartë në Ligën e Kampionëve, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.