4 milionë e 203 mijë e 968 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e virusit COVID-19 në botë.
Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave, worldometers.info. Në të dhënat e kësaj faqe thuhet se 196 milionë e 734 mijë e 300 persona deri tani janë regjistruar si të infektuar me koronavirus.
Ndërsa, 178 milionë e 136 mijë e 85 janë shëruar nga ai.
Amerika radhitet e para në botë për nga numri i rasteve të infektuara, me mbi 35 milionë raste dhe 628 mijë e 98 viktima.
Pastaj India me 31 milionë e 528 mijë e 114 raste dhe 422 mijë e 695 viktima.
Përkundër që shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një numër të madh të popullësisë, edhe më tej po regjistrojnë raste të reja të infektuara e viktima.
Infektologët kanë paralajmëruar valën e katërt të pandemisë nga muaji shtator, andaj edhe është kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen në mënyrë që të mbrohen nga virusi.